AktualitetTë fundit

‘Gjobat’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

Feta Mataj lihet në qeli deri në fund të hetimeve, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Durrës

Feta Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Feta Mataj, i cili pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është arrestuar nga krimi ekonomik pak ditë më parë.

Elisabeta Mataj u përfshi në çështjen e skandalit financiar në filialin e Postës së Durrësit, ku dyshohet për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pagesat e pensioneve dhe ndihmave sociale. Për këtë dosje, Elisabeta Mataj ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com