Dalin detaje nga mbledhja e grupit të PS, Rama ultimatum të vetëve: Kush del kundër të largohet vete!
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare, ku në rend dite është edhe reforma territoriale.
Mësohet se kreu i qeverisë ka mbajtur një qëndrim të prerë për miratimin e reformës dhe ka kërkuar pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve të PS në seancën plenare.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se deputetët që do të votojnë kundër, do të largohen nga grupi parlamentar socialist.
“Kush nuk voton reformën territoriale sot, le të ikë”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Fraksion.com

