AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha në Kuvend: Vlora Hyseni e implikuar në veprimtari kriminale me kartelet më të rrezikshme të drogës, koordinator Ergys Agasi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend, ndërsa u ndal te skandali i Vlora Hysenit, që bashkëpunonte me biznesmenin Ergys Agasi.

Ai u ndal te rrëzimi i kërkesës për mocion me debat për Vlora Hysenin. Berisha akuzoi socialistët se janë anëtarë të klubit Agasi

“Shkelmin dhe të drejtën Kushtetuese. Në historinë 100 e ca vjeçare të shtetit shqiptar, implikimin direkt të shefes së Shërbimit në veprimtari kriminale me kartele më të rrezikshme të drogës nëpërmjet koordinatorit Ergys Agasi. Që ju të bllokoni një mocion të tillë, dëshmoni se çfarë jeni.

Ju jeni anëtar të klubi Agasi, fakti që pranoni një vendim të tillë antikushtetues ju bën ju bashkëfajtor me padrionon në këtë akt. Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrion me rekomandim të Aleksandër Vuçiç. U emërua pasi presidenti dhe qeveria e Kosovës, e shkarkuan si të padenjë. Vlora Hyseni ishte shërbëtore e armiqve të Shqipërisë, ky ishte kriteri që u emërua. Pas Emërimit, fluturimthi, shkoi në Beograd, do të ishte Beogradi kryeqyteti i parë që do vizitonte kjo drejtuese e SHISH. Që ku u emërua në atë detyrë, kontrollohej nga Ergys Agasi”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com