AktualitetTë fundit

“Furtunë” në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës? Ministri Demo dhe Skënder Hita takim me strukturat

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Demo ka qenë në shoqërinë e kryepolicit Skënder Hita, në takim me strukturat e Policisë së Shkodrës. Takimet zhvillohen në një moment kur situata kriminale në qark, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, është në vëmendjen e institucioneve.

Burime bëjnë të ditur se vizita e drejtuesve të lartë në Shkodër mund të pasohet nga ndryshime në drejtimin e strukturave vendore. Performanca e drejtuesve aktualë dhe mënyra se si po përballohen problematikat e evidentuara pritet të jenë pjesë e vlerësimit.

Në vijim, ministri Demo pritet të zhvillojë një takim edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, ku do të diskutohen çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë në qytet e qark.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com