AktualitetPolitikëTë fundit

Shtyhet seanca për Erion Veliajn, gjykata gjobit avokatët që bojkotojnë gjyqin

Seanca gjyqësore në ngarkim të Erion Veliajt është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, të cilët janë në bojkot.

Gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn deri në zhvillimin e seancës së radhës.

Ndërkohë, gjykata gjobiti me 50 mijë lekë avokatët mbrojtës, për shkak të mungesës së tyre në seancë.

Seanca e radhës u caktuar për më 13 tetor në orën 10:00.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com