“A u takuat me Ramën në Rinas?”, Berisha: As nuk denjoj t’ia hedh shikimin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar të ketë pasur një takim me kryeministrin Edi Rama në aeroportin e Rinasit, ditën kur kreu i qeverisë u kthye nga Shtetet e Bashkuara, ku kishte marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Unë po shkoja në Strasburg, ku pata takime të shkëlqyera. Ai u kthye nga Amerika ku u takua me Taulant Ballën. A mund të imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri. Kurrën e kurrës. As nuk denjoj t’ia hedh shikimin”, tha Berisha.
Fraksion.com

