AktualitetPolitikëTë fundit

“Balluku i tha ‘nga 6 mijë SMS, 4 mijë janë të tuat’”/ Berisha: Agasi, Beqiri dhe Hyseni kanë nisur të flasin! E kuptuan që Rama i ‘lëshoi’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha u ndal për të komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet dhe personat e përfshirë në dosjet e SPAK.

Ai pretendoi se Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin para hetuesve, pasi, sipas tij, kanë kuptuar se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbrojtur më.

“Tani çfarë ka ndodhur, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama. I pabesi, besë nuk ka. Pra ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin. Ata e kuptuan se njeriu që i kishte dhënë të gjitha garancitë i lëshoi në duart e policisë”, tha Berisha.

Më tej, kreu i PD-së akuzoi Ramën se po përpiqet të zhvlerësojë provat dhe komunikimet që, sipas tij, ekzistojnë mes kryeministrit dhe personave të përmendur në hetime.
“Ky për të zhvlerësuar qindra mesazhe që ka ky me Ron Yeffet, me Ermal Beqirin, Vlora Hysenin, për të çliruar veten nga këto, nga Lubia. Si i tha Lubia, nga 6 mijë mesazhe, 4 mijë janë të tuat, i tha. Është e tëra për të shpëtuar Ramën nga provat që nuk mund t’i zhvlerësojë kurrë”, deklaroi Berisha.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë kur SPAK vijon hetimet në disa çështje ku janë përmendur emrat e personave të sipërpërmendur. Pretendimet e bëra prej tij mbeten pjesë e qëndrimit politik të kreut të opozitës dhe nuk përbëjnë në vetvete konstatime gjyqësore për fajësi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com