AktualitetPolitikëTë fundit

Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka vizituar në spital protestuesin i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme nga Policia me shkop gome dhe u la në rrugë pa asnjë ndihmë.

Sipas Shehajt, protestuesi është një artist i cili proteston prej 150 ditësh.

‘Vizitova në spital Lulzimin, me profesion piktor. Policia e rrahu dhe e la të shtrirë në tokë. Pranë tij është bashkëshortja, që i qëndron te koka.Uroj që Lulzimi, i cili vjen prej 150 ditësh çdo ditë në protestë, ta marrë veten sa më shpejt!’, shkruan Shehaj në rrjetet sociale.

Kreu i Mundësia thekson se ekipi ligjor i Partisë Mundësia do t’i ofrojë atij të gjithë ndihmën ligjore që përgjegjësit për dhunën ndaj tij të japin llogari para ligjit.

‘Avokatët e Partisë Mundësia do t’i ofrojnë të gjithë ndihmën ligjore që përgjegjësit të japin llogari dhe Lulzimi të marrë drejtësi’, shprehet Shehaj.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com