Rama: Ura e Bahçallëkut merr formë, lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga punimet për Urën e Re të Bahçallëkut në Shkodër, duke theksuar se investimi do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të qytetit.
Rama theksoi se Ura e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi wshtw një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës.
Punimet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, në aksin nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut, po vijojnë me avancimin e projektit infrastrukturor në hyrje të Shkodrës.
Projekti synon përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë rrugore, si dhe forcimin e lidhjeve të Shkodrës me pjesët e tjera të vendit.
Ura e re e Bahçallëkut është pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e hyrjes së qytetit dhe lëvizshmërisë në këtë zonë. Ajo lidh qytetin e Shkodrës me zonat përtej rrjedhës së Drinit dhe Kirit, duke pasur një rol të rëndësishëm në komunikimin dhe lëvizjen drejt veriut të vendit.
Fraksion.com

