100 ditë protestë e fuqishme! Këlliçi: Rama sundues i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Tubimet po nxisin SPAK të hetojë këtë klasë të korruptuar
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar për 100 ditët e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Postimi i nënkryetarit të PD Belind Këlliçi
100 ditët që sollën ndryshim!
Me protestën e pandalshme, të rinjtë, aktivistët, prindërit, të moshuarit dhe njerëz nga çdo komunitet e zonë e Shqipërisë, i kanë bërë një shërbim të vyer vendit dhe kanë sjellë ndryshim të jashtëzakonshëm.
Protreti i vërtetë i Edi Ramës, si një sundues i korruptuar dhe i lidhur me krimin, është shfaqur haptazi dhe shoqëria këtu dhe mbarë bota nuk kanë më asnjë dilemë se me kë kanë të bëjnë. Propaganda ra dhe transparenca e një regjimi u bë.
Pas 100 ditëve rezistencë, sot qytetari është më i fortë, ka më shumë kurajo, ngre zërin dhe kërkon të drejtat e tij, ndërsa autokrati është më i dobët.
Vendosmëria e protestuesve ka zhbërë gjithë përpjekjet e marifetet e Edi Ramës për të fituar kohë e mbajtur pushtetin. Asnjë prej lëvizjeve të tij nuk shërbeu, dhe sot është në rendin e ditës e palëkundur kërkesa për largimin e tij nga pushteti.
Zgjimi i shoqërisë nga një agoni e gjatë është një arritje e këtyre 100 ditëve.
Sa i përket PD dhe Opozitës, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që denoncimet dhe betejat e saj të gjejnë një konfirmim të tillë në shoqëri.
Aktivistët po flasin për korrupsionin e narkoshtetin, po flasin për varfërinë e për mungesën e kushteve, për shëndetësinë e për çmimet e papërballueshme, të gjitha këto teza për të cilat PD ka ngritur zërin që në fillim.
Ditët e fundit, sheshi dhe bulevardi ka nisur të kërkojë llogari dhe të nxisin SPAK-un e drejtësinë e re të veprojë ndaj Edi Ramës dhe aferave të tij.
Eshtë padyshim sukses kur sheh që qëndrimet e tua, kthehen në qëndrime të qytetarëve.
Një vlerësim i takon diasporës, këtu ku jemi aktualisht në Amerikë dhe kudo në Europë, për mbështetjen vitale që i kanë dhënë kësaj lëvizje.
Sot më shumë, nesër më shumë.
Kauza e drejtë do triumfojë 🇦🇱
Fraksion.com

