Bardhi, Tabaku e Noka takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së bashku me kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, zhvilluan një takim me Paulo Zampollin, të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-së për Partneritetet Globale.
Zgjedhjet ishin një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit. Përfaqësuesit e PD-së denoncuan përdorimin e parave të paligjshme, keqpërdorimin e administratës publike dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar, duke i cilësuar këta faktorë si elementë që deformojnë vullnetin e zgjedhësve.
Nga ana e tij, Paulo Zampolli shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar Shqipërinë në proceset e saj demokratike.
Në përfundim, Partia Demokratike deklaroi se do të vijojë të mbështesë, sipas saj, mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe interesit kombëtar, si dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët
Fraksion.com

