Patosi proteston për shkrirjen e bashkisë, Baçi ironi: Socialistëve sa vjen e u shtohet dashuria për Ramën
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar ndaj protestës së socialistëve të Patosit kundër shkrirjes së bashkisë. Ai vlerëson faktin që këshilltarët socialistë votuan kundër shkrirjes, së bashku me këshilltarët e PD-së, por ironizon deklaratat e tyre se do të vijojnë të mbështesin Ramën.
Baçi e cilëson këtë qëndrim kontradiktor, duke argumentuar se qeveria po vijon projektin për shkrirjen e Patosit, ndërsa banorët po përballen me të njëjtën qeverisje pavarësisht bindjeve politike.
Reagimi i plotë:
Socialistët e Patosit kundër shkrirjes së Patosit si bashki!
Kundër shkrirjes, kundër projektit të PS-së së Ramës dhe pro projektit të Partisë Demokratike, që thotë: Patosi bashki!
Madje, këshilltarët e PS-së votuan kundër shkrirjes së bashkisë edhe në Këshillin Bashkiak, bashkë me këshilltarët e PD-së. Shumë mirë, urime!
Por, në deklarimet e tyre në protestë, socialistët thonë se do të mbeten gjithmonë socialistë, edhe nëse Rama e shkrin Bashkinë e Patosit…
Atëherë, kot që protestoni! Ramës as që i bëhet vonë për ju. Ai vazhdon, me arrogancë, t’ju grabisë, t’ju ofendojë dhe t’ju vjedhë, siç ka bërë deri tani…
Ai njëlloj i vjedh, i fyen dhe i grabit të gjithë banorët e Patosit, pa dallime partiake…
Ju vazhdoni të votoni Ramën dhe thoni se jeni të mërzitur me të, por që dashuria për të sa vjen dhe ju shtohet…
Me këtë qëndrim, mirë se të vini nën juridiksionin dhe komandën e Bashkisë Fier!
“Rama ju do shumë dhe do t’ju dojë gjithmonë, kështu të përulur, me kokën ulur dhe të bindur verbërisht!”
Fraksion.com

