AktualitetTë fundit

Lirohen hapësira publike në plazhin e Golemit, sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, vijoi kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen përkatëse nga subjekte të ndryshme, përmes vendosjes së çadrave dhe shezlongëve.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej, 116 çadra dhe 232 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 54 vjeç, D. K., 38 vjeç dhe F. D., 24 vjeç, të tre banues në Kavajë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com