AktualitetPolitikëTë fundit

“Shkoni dhe lexojeni”, PD bllokon foltoren: Marrëveshja me SHBA-në kalon me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi mblidhet në orën 15:00

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është mbyllur pas tensioneve të krijuara gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që shqyrtimi i projektmarrëveshjes të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, duke caktuar vijimin e seancës për në orën 15:00, pas diskutimit të projekt-marrëveshjes në komisione.
Vendimi u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve.
Pas përplasjeve në sallë dhe situatës së tensionuar, seanca u mbyll.
Farksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com