“Kushtetuta juaj është firma e Edi Ramës”, Bardhi: Opozitës s’ja keni shpërndarë marrëveshjen!
Gazment Bardhi pretendoi se opozita nuk është vënë në dijeni të marrëveshjes së huasë prej 302 mln $ nga SHBA dhe nuk e disponon.
Ai tha se Kushtetuta detyron shpërndarjen te deputetët, por kjo s’ka ndodhur.
Shefi i grupit të PD tha se marrëveshja është e mirëpritur, por nënvizoi se qeveria nuk ka përmbushur dot angazhimin për sigurinë si vend anëtar i NATO-s.
“Kushtetuta për ju është firma e Edi Ramës, për ne është kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Na foli për marrëveshje historike, keni pasur 14 vite kohë për të plotësuar buxhetin e sigurisë, na flet ti ne që s’kuptojmë marrëveshjen? Kur e quaje NATO-n natë, grupi këtej firmoste anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë në shkelje të angazhimit në NATO ndërkohë që Rama mburret publikisht duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë. Ne nuk e disponojmë marrëveshjen, s’na është vënë në dispozicion. Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Reagimi është i vonuar”, tha Bardhi.
Fraksion.com

