AktualitetPolitikëTë fundit

“Prokuroria t’i tregojë vendin”, Rama: Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin kur Agron Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në dhe u largua me vrap nga Kuvendi.

Kreu i Qeverisë, me anë të një videoje nga momenti kur Shehaj largohet me dokumentin, e akuzon kreun e Partisë Mundësia si një ballist që sipas tij, vërteton se vesi del me shpirtin.

Ai gjithashtu i bëri dhe një thirrje prokurorisë që t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji.

Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”, shkruan Rama.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com