AktualitetPolitikëTë fundit

“Parlament i krimit”, qytetarët rrethojnë Kuvendin: Nuk na përfaqësoni!

Një protestë qytetare është paralajmëruar të mbahet sot para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës plenare. Tubimi është njoftuar të zhvillohet në orën 08:30, ndërsa deputetët pritet të mblidhen në sallën e Parlamentit.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:0p, në shenjë pakënaqësie ndaj Kuvendit dhe klasës politike. Sipas tyre, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë organizatorët, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Tubimi i së hënës si vijim i revoltës qytetare që vijon prej 58 ditësh, ndërsa pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara.

Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

Protesta zhvillohet në një moment kur Kuvendi pritet të përmbyllë sesionin e tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar dhe të thirrjeve kundër klasës politike.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com