AktualitetPolitikëTë fundit

“Bllokohet Kuvendi” – Masa të përforcuara sigurie dhe protestë para Parlamentit

Kuvendi i Shqipërisë është rrethuar nga masa të shtuara sigurie para nisjes së seancës plenare, pas njoftimit për zhvillimin e një proteste qytetare përpara Parlamentit.

Forcat e policisë kanë vendosur barriera metalike dhe kanë shtuar praninë në terren, ndërsa disa akse rrugore që lidhen me zonën e Kuvendit janë bllokuar për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.

Kordonet policore janë vendosur në disa pika strategjike të kryeqytetit, përfshirë kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.

Masa e sigurisë vjen ndërsa deputetët pritet të mblidhen sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i ndryshimeve për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme parlamentare.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit pritet të zhvillohet protesta e paralajmëruar nga qytetarët, e cila është njoftuar të nisë para mbledhjes së deputetëve.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com