Tragjedi në liqenin e Komos: Humb jetën babai, hyri të shpëtonte të birin që rrezikoi të mbytej
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në liqenin e Komos, në Itali, ku një turist 45-vjeçar nga Holanda rezulton i zhdukur pasi u hodh në ujë për të shpëtuar djalin e tij 16-vjeçar.
Sipas autoriteteve italiane, incidenti ndodhi rreth orës 12:30 pranë zonës së Menaggio-s. Burri ndodhej në një varkë me qira së bashku me tre fëmijët e tij, kur pa djalin 16-vjeçar në vështirësi në ujë dhe u hodh menjëherë për ta ndihmuar.
Në ato momente, varka u largua nga vendi ku ndodheshin babë e bir. Të dy u përpoqën ta arrinin, por vetëm djali u shpëtua falë ndërhyrjes së një personi që ndodhej në një dërrasë me vozitje. Ndërsa 45-vjeçari u zhduk nën ujë.
Kërkimet për gjetjen e turistit vijojnë intensivisht, ndërsa deri më tani ai rezulton ende i zhdukur.
Fraksion.com

