“Flamingot nuk u ngritën për të diskutuar mbijetesën e një pushteti”/ Mesazhi që rrëzon thirrjen e Ramës, artisti: Besa nuk negociohet!
Nga Dastid Miluka
Besa është një nga vlerat më të shenjta të kulturës shqiptare. Ajo nuk është një marrëveshje politike dhe as një fjalë që shqiptohet në kohë krize. Është besimi që ndërtohet me karakter, me të vërtetën dhe me koherencën mes fjalës dhe veprës. Besa nuk kërkohet; ajo fitohet.
Kur pushteti kërkon besën pasi ka humbur besimin, lind një paradoks. Sepse besa nuk mund të rikthejë atë që është konsumuar nga vitet e mosbesimit. Ajo nuk është një rrugëdalje politike, por një gjykim moral mbi mënyrën se si është ushtruar pushteti.
Pikërisht për këtë arsye, Flamingot nuk mund ta japin këtë besë. Jo sepse flasin në emrin e tyre, por sepse mbajnë besimin e qytetarëve që kërkojnë përgjegjësi përpara pajtimit dhe besim përpara çdo marrëveshjeje. Ta shndërrosh besën në kompromis politik do të thotë ta zbrazësh atë nga kuptimi i saj dhe të zhgënjesh ata që kërkojnë një mënyrë tjetër të të bërit politikë.
Fraksion.com

