AktualitetPolitikëTë fundit

“Sheshet plot i kërkojnë dorëheqjen”, Rama e pranon: Edhe socialistët e punonjësit e administratës pjesë e protestës në Bulevard

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, Rama u ndal te pakënaqësitë e shfaqura në sheshe dhe rrjete sociale, duke thënë se ato duhet të shërbejnë si një sinjal për mazhorancën
Kryeministri u shpreh se disa prej protestuesve kanë qenë edhe socialistë, mbështetës të qeverisë apo persona që punojnë në administratë.

“Mosmirënjohës është pikënisja e perspektivës së re që na duhet sepse në të gjendet kuptimi më i gabuar. Dua t’ua them unë që në fillim duke i parë në sy atyre që protestuan kundër kryetari të Bashkisë, atyre që dolën në bulevard atyre që protestuan të heshtur apo me zë, që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona.

Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, tha ai.

 

Fraksion.com

 

 

© BalkanWeb
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com