“Arrestoni Ramën!”, ishte një nga thirrjet e forta të qytetarëve për SPAK-un, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Kjo është protesta e 54 që mbahet sot kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.

Kujtojmë se Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë sesa herët e tjera.

Momentalisht, veç qytetarëve e automjeteve, as media nuk po lejohet të hyjë brenda territorit të rrethuar nga “Rruga e Elbasanit” drejt pedonales dhe Ministrisë së Brendshme.

Masat vijnë pas sulmeve me vezë të së hënës nga protestuesit drejt deputetëve dhe sot pritet protesta e radhës.

Fraksion.com