AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk na përfaqësoni”, protestuesit mbërrijnë te Kuvendi, policia ‘blindon’ zonën

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit kanë mbërritur pranë Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë tubimin e tyre.

Ndërkohë, policia ka blinduar zonën, ndërsa protestuesit brohorasin: “Nuk na përfaqësoni!”

Policia ka vendosur një gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe asnjë automjet dhe asnjë qytetar nuk lejohet të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë.

Demonstruesit janë pozicionuar përballë kordonit të Policisë së Shtetit, e cila ka vendosur masa të shtuara sigurie dhe ka rrethuar me gardhe metalike hyrjet drejt Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare.

Thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!” dhe “Rama, dorëheqje!”, pushtojnë zonën përballë Kuvendit.

Në terren janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.

Me pankarta dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vazhdim.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com