AktualitetPolitikëTë fundit

Kaos në protestën para Kuvendit! Protestues të shtrirë përtokë, efektivët ulen në gjunjë për t’i shpëtuar ujit me piper

Kaos dhe tensione në protestën para Kuvendit. Në një moment policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve dhe ujë me piper, duke sjellë dëme te qytetarët, ndërsa disa prej tyre janë ndjerë shumë keq.

Siç shihet nga pamjet, disa protestues kanë pësuar dëmtime serioze në fytyrë dhe frymëmarrje, ndërsa janë shtrirë përtokë.
Nga përplasjet e krijuara në zonë, një vajzë është lënduar rëndë në fytyrë. Po ashtu dhe disa qytetarë të tjerë kanë pësuar dëmtime serioze, ndërsa janë shtrirë përtokë.

Ndërkohë, policia ka qenë e koordinuar, pasi teksa hidhej gaz lotsjellës dhe ujë me piper, efektivët uleshin përtokë, për t’iu shmangur dëmtimeve.

Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë rreth Kuvendit.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com