Protesta, tensione në hyrje të Kuvendit, Agron Shehaj ( i përjashtuar), tenton të hyjë në sallën e seancave: Hiqi duart! Do të mbash përgjegjësi
Kreu i Partisë Mundësia, Agrion Shehaj, i cili është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit, ka tentuar të hyjë në Parlament.
Shehaj është ndaluar që të hyjë nga punonjësit e Gardës.
“Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty” tha ai.
Nga ana tjetër Shehaj pretendon se afati i përjashtimit i ka skaduar më 21 korrik, por kjo nuk është pranuar dhe ai ka vijuar të qëndrojë në hollin e Kuvendit.
Fraksion.com

