AktualitetBota+Të fundit

“Një grua austriake, 51 vjeçe, mes të vrarëve në Krakov”, Prokuroria: Njëmbëdhjetë armë zjarri të gjetura gjatë hetimit

Prokuroria polake bën të ditur se, gjatë hetimeve – si në vendin ku ndodhi të shtënat vdekjeprurëse në Krakov, ashtu edhe në shtëpinë e të dyshuarit – janë zbuluar njëmbëdhjetë armë zjarri.

Sipas prokurorisë, ky numër përputhet me sasinë e armëve për të cilat ishin lëshuar leje, si për të dyshuarin, ashtu edhe për babanë e tij.
Daniel Prokopowicz, zëdhënës i prokurorisë, thekson gjithashtu se tre trupat e gjetur në shtëpinë e të dyshuarit po përgatiten për autopsi.

Ai shton se të dhënat paraprake “tregojnë” se trupat i përkasin nënës, babait dhe motrës së të dyshuarit, dhe se ata kanë pësuar plagë nga armët e zjarrit – gjë që përputhet me informacionet e dhëna më herët nga policia.

Një grua austriake është mes gjashtë personave të vrarë në incidentin me të shtëna të së shtunës në Krakov, sipas zyrtarëve austriakë dhe polakë.

“Mund të konfirmoj se gruaja 51-vjeçare, e cila është viktima e gjashtë e këtij sulmi, është shtetase austriake”, u tha gazetarëve guvernatori rajonal Krzysztof Kleczar, sipas AFP-së dhe mediave polake.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, gjithashtu u shpreh se është “thellësisht i pikëlluar kur mësoi se edhe një grua austriake humbi jetën dje në Krakov. Bashkëshorti i saj mbeti i plagosur”.

Kjo vjen pasi Kleczar bëri të ditur më herët se në incidentin me të shtëna humbën jetën një grua polake 61-vjeçe, një grua polake 47-vjeçe, një grua polake 53-vjeçe, një burrë polak 50-vjeç dhe një burrë britanik 32-vjeç.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com