AktualitetPolitikëTë fundit

Tensione para Kuvendit – Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe uji një makinë zyrtare

Tensione para Kuvendit. Ashtu siç pritej, protestuesit kanë sulmuar me vezë dhe shishe uji një makinë zyrtare.

Kujtojmë që prej orës 10 e 30 qytetarët nisën protestën para Kuvendit, ndërsa lëshuan thirrje kundër klasës politike shqiptare.

“Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Nuk na përfaqësoni”, ishin disa prej thirrjeve që lëshuan protestuesit në drejtim të politikanëve.

Sheshi përpara hyrjes kryesore të Kuvendit është mbushur me qytetarë, ndërsa perimetri i institucionit është rrethuar me masa të forta sigurie. Forca të shumta policie dhe barriera metalike janë vendosur për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përplasjet.

“Nuk na përfaqësoni! Arrestoni Ramën! Parlament i krimit! Arresto Ballukun! Parlament analfabet!”, ishin thirrjet e protestuesve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com