AktualitetBota+SportTë fundit

Spanja fituese e Kupës së Botës 2026: Trump shtrëngim duarsh me Sanchez pas muajsh tensionesh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u takuan për herë të parë pas muajsh tensionesh mes dy vendeve, gjatë finales së Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey.

Takimi ishte i shkurtër dhe u zhvillua në suitën zyrtare të stadiumit, ku të dy udhëheqësit ndoqën finalen mes Spanjës dhe Argjentinës. Edhe pse nuk pati bisedime zyrtare apo marrëveshje, shtrëngimi i duarve u pa si një sinjal i zbutjes së klimës mes Madridit dhe Uashingtonit.

Në tribunën zyrtare ishte i pranishëm edhe Mbreti Felipe VI, Mbretëresha Letizia, si dhe Princeshat Leonor dhe Sofia, të cilët mbështetën kombëtaren spanjolle.

Megjithatë, javët e fundit retorika mes dy palëve është zbutur. Trump deklaroi se Spanja kishte rritur ndjeshëm angazhimet e saj në mbrojtje, ndërsa Sanchez ka theksuar se vendi i tij po përmbush detyrimet ndaj aleancës.

Në ceremoninë e ndarjes së trofeut, Donald Trump u prit me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve. Presidenti amerikan mori pjesë në dorëzimin e medaljeve, ndërsa në një moment u largua nga podiumi nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për t’i lënë vend festës së ekipit fitues.

Përveç çështjes së mbrojtjes, SHBA-ja dhe Spanja vijojnë të kenë qëndrime të ndryshme edhe për konfliktin në Gaza dhe zhvillimet me Iranin, çështje që kanë ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Megjithëse takimi në MetLife nuk solli marrëveshje konkrete, ai përbën kontaktin e parë të drejtpërdrejtë mes Trump dhe Sanchez pas një periudhe të gjatë përplasjesh politike dhe shihet si një hap simbolik drejt uljes së tensioneve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com