Revolta qytetare! Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Shqipëria hyn sot në ditën e 46-të të protestës qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të ndalet as gjatë sezonit veror.
Ajo që nisi si një reagim kundër projektit
në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje të gjerë qytetare, e cila prej 46 ditësh kërkon dorëheqjen e kryeministrit, ndryshimin e sistemit politik dhe, sipas protestuesve, ndërtimin e një Shqipërie të re.
Organizatorët kanë ftuar sërish qytetarët nga e gjithë Shqipëria, por edhe diasporën, t’i bashkohen protestës, duke theksuar se “nuk ka pushime për revoltën” dhe se tubimet do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në realizimin e kërkesave të saj.
Fraksion.com

