“Parlament i krimit”, protesta e 40-të kundër qeverisë, qytetarët në rrugët e Tiranës: Edi Rama jep dorëheqjen
Protestuesit kanë vijuar marshimin në akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar tubimin e tyre në ditën e 40-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Me pankarta në duar, simbolet e flamingove dhe mesazhet që janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje qytetare, protestuesit kanë përcjellë kërkesat e tyre për ndryshim, transparencë dhe llogaridhënie.
Thirrjet e protestuesve janë dëgjuar në disa prej pikave kryesore të qytetit, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Fraksion.com

