Marshim masiv në ditën e 40-të në bulevardin “Zogu I”, protestuesit në kor: Arrestoni Ramën!
Vala e revoltës qytetare nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi apo lodhjeje në këtë ditë të 40-të të qëndresës historike.
Thirrjet e qytetarëve kanë shoqëruar çdo hap të marshimit, duke krijuar një kor kumbues që ka përfshirë qendrën e kryeqytetit. “Arrestoni Ramën!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” janë dy nga thirrjet kryesore që dëgjohen më së shumti nga rreshtat e gjatë të protestuesve, të cilët kërkojnë largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë dhe mbajtjen e përgjegjësisë për skandalet e fundit me pronat dhe fondet publike.
Fraksion.com

