“Na kanë vjedhur, na larguan nga vendi”, qytetari në ptotestë: Themelet e Parlamentit ‘po shkunden’, populli është zgjuar! Shqiptarët kërkojnë revolucion
Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një prej qytetarëve të pranishëm në tubim ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke deklaruar se sipas tij qytetarët janë të revoltuar dhe kërkojnë ndryshim.
“Po shkunden themelet e Parlamentit, po dridhen zyrtarët nëpër zyra. Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur, shtypur dhe na kanë larguar nga vendi”, u shpreh protestuesi.
Ai deklaroi se qytetarët janë ngritur për të kërkuar një ndryshim të situatës politike në vend.
“Populli është zgjuar dhe flaka do t’i bjerë këtyre. Në datën 11 Shqipëria do të ngrihet, shqiptarët kërkojnë revolucion”, tha ai.
Fraksion.com

