“Më censuruat! Keni tmerr nga fjala ime”, Berisha thirrje Peleshit: Tërhiq rendin e ditës! Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që të tërhiqet rendi i ditës. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Berisha theksoi se duhet që të dëgjohen qytetarët dhe shqetësimet e tyre, duke vënë në dukje protestat që mbahen në kryeqytet prej 18 ditësh dhe shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
“Në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit ë keni nga fjala ime. Fjalën time e dëgjuan qytetarët.
Gjithçka që lexuat ju aty është sfidë e karshillëk për protestën e qindra mijëra shqiptarëve që kanë një agjendë nga më të drejtat që u mbështet dje edhe nga Parlamenti Europian.
Bëj thirrje tërhiq rendin e ditës që të mos përfundojë edhe Parlamenti aty ku e meriton sa më shpejt”, tha ai.
Sot mbahet protesta e 19 në Tiranë, ku mijëra qytetarë shkojnë poshtë zyrës së kryeministrit Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
Fraksion.com

