AktualitetPolitikëTë fundit

Deputetja Koçeku kërkon falje dhe betohem në 7 shenjtorët: S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye!

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila në ditët e fundit është bërë protagoniste për largimin nga gjiri i Partisë Socialiste dhe për vendimin për të vijuar si deputete e pavarur, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, Koçeku është ndalur tek ngjarjet që ndodhën në Theth disa kohë më parë, ku pati ndërhyrje nga IKMT për prishjen e dhjetëra ndërtimeve pa leje. Aksione që u fokusuan në struktura akomoduese, si bujtina e shtëpi.

Ajo shkruan se “i kërkon falje Thethit dhe i cilëson ato ditë si më të vështirat. Ndërsa shton se tanimë do t’i përfaqësojë ato vende ashtu si duhet.

 

Reagimi

I kërkoj falje prej zemre Thethit.

Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.

S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye.

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com