AktualitetPolitikëTë fundit

Protestë masive, mijëra qytetarë mbushin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe këndojnë himnin kombëtar: Ju erdhi fundi!

Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj, ndërsa brohorisnin slogane kundër qeverisë dhe projektit që kundërshtojnë.
“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi bulevardin, ndërsa këndoi himbin kombëtar para Kryeministrisë.

Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme përgjatë itinerarit të protestës. Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit, me kërkesën për anulimin e projektit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Zvërnecit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com