Zvërneci, Rama “thumbon” protestat nga Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!
Teksa poshtë zyrës së tij po mbahet një protestë, kryeministri Edi Rama përgjigjet me një video nga ‘Porto Montenegro’, histori sipas tij suksesi që vjen nga Mali i Zi. Ai pavarësisht thirrjes së protestuesve, sqaron se nuk do të tërhiqet nga projekti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale nga Tivati i Malit të Zi, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave qytetare që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec.
Nga hoteli Porto Montenegro, kreu i qeverisë ka shfrytëzuar rastin për të ironizuar kritikët e këtij projekti, duke e cilësuar zonën ku ndodhej si një “perlë” të investuar nga dikush që dikur u dëbua nga Shqipëria.
Ndërkohë në Tiranë është organizuar këtë të enjte, 4 qershor, protesta e pestë qytetare kundër projektit për Zvërnecin. Protesta është shtrirë edhe në qytete të tjera, si në Durrës dhe Vlorë. Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit, ata kanë listuar edhe disa kërkesa të tjera të tjera.
Nuk kanë munguar as përgjigjet dhe reagimet e kreut të qeverisë, i cili herë në deklarata publike dhe herë me postime në rrjetet sociale është shprehur se ky “projekt i jashtëzakonshëm” di hapë vendin Shqipërisë të jetë kampione në rajon për turizmin elitar.
Ai i ka cilësuar këto protesta si të nxitura nga forca të caktuara, nga ata persona që sipas nuk duan zhvillimin, progresin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Fraksion.com

