“Duhet një aksion i fortë politik”, Koçeku: Spiropali dhe figurat e PS të dalin përtej fjalëve, të përkthejnë qëndrimin e tyre në votë kundër Ramës
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku e ftuar në studion e emisionit Prime News24 ka folur në lidhje me qëndrimet kritike ndaj qeverisjes brenda mazhorancës socialiste.
Koçeku nënvizoi se ka nevojë për një aksion të fortë politik nga të gjithë figurat e Partisë Socialiste, për t’iu kundërvënë lidershipit të Ramës.
Marjana Koçeku: Ka patur role kyçe në PS, ka qenë pjesë e kupolës në drejtimin e vendit. Nisur nga retorika që ka përdorur kohët e fundit po. Por unë do të isha fanse dhe shtytëse e një aksioni më të fortë politik nga të gjitha figurat e PS, për të dalë përtej fjalëve dhe për ta përkthyer me votë qëndrimin e tyre.
Fraksion.com

