Plagoset me armën e shërbimit efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës, transportohet drejt Traumës
Një efektiv është plagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të marte, më 3 nëntor, rreth orës 16:46, teksa ushtaraku ishte duke kryer detyrën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, efektivi me inicialet E.D. ka marrë një plagë në shpatull. Menjëherë pas ngjarjes, atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit.
Ndërkohë, Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të plagosjes.
Fraksion.com

