AktualitetPolitikëTë fundit

“Mysafirët të paftuar në selinë e PS”, Rama për protestuesit e Zvërnecit: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj protestave që po zhvillohen ditët e fundit në kryeqytet lidhur me ngjarjen në Zvërnec.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje të një grupi protestuesish para selisë së PS-së, një grup, sipas tij, të rinjsh pa busull nën ndikimin e urrejtjenxitësve.

“Kjo ‘Shqipëria e shqiptarëve’ është tëpkë si ‘Greqia e grekëve’, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë ‘tradhtarët’ e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek. Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre”, shtoi Rama.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama: 

REAGIMI
🤡 MYSAFIRËT E PAFTUAR TË NATËS NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE
“Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit🤮
Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurrur se do ta djegim Shqipërinë e tradhëtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhëtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek👺
Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre😫
Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com