AktualitetPolitikëTë fundit

“Mirlinda me patronazhistë ka hyrë në shtëpitë tona për të na spiunuar!”, Gent Progni nga protesta mesazh Ramës: Mos na provoko! Pranojmë vetëm dorëheqjen!

Aktivisti Gent Progni nga protesta që u mbajt dje para Kryeministrisë, kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe jo vetëm, i ka dhënë një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se qytetarët nuk do të pranojnë asnjë alternativë tjetër, përveç dorëheqjes së kryeministrit. Mes të tjerash ai u rikthye te skandali i AKSHI-t, ndërsa shtoi se Mirlinda Karçanaj bashkë me patronazhistë ka dashur të spiunojë shqiptarët.

“Ndërkohë që ne jemi me mijëra këtu, sapo është liruar Mirlinda e Akshit! Turp, turp! Mirlinda dhe patronazhistët, janë futur dhe në shtëpitë tona për të na spiunuar. Turp! Ndërkohë që ne jemi këtu, sapo është miratuar një kullë tjetër te Pallati i Kongreseve. Turp! Ndërkohë që ne jemi me mijëra këtu, këta tallen me ne. Mos na provoko! Ne pranojmë vetëm dorëheqjen! Dorëheqjen!”, tha Progni.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com