AktualitetPolitikëTë fundit

“Të vijë të sqarojë terapinë hormonale për trangjinorët”, përplasje e deputetëve të PS- PD: Ministrja vjen këtu për agjendë politike

Edhe në Komisionin e Shëndetësisë nuk kanë munguar debatet teksa diskutohej për trajtimin hormonal të transgjinorëve, një udhëzim i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetari Bardh Spahia ka kërkuar praninë e ministres për të sqaruar atë që, sipas tij, është urdhër dhe jo udhëzim.

Nga ana tjetër, ai u përplas edhe me anëtaren Klodiana Spahiu, e cila këmbënguli në leximin me kujdes të udhëzimit, duke shtuar se Spahia nuk duhet të dezinformojë dhe sipas saj po ndjek vetëm axhendën e tij politike në këtë komision.

Bardh Spahia (PD): Pse duhet të thërrasim ministren të japë shpjegime për një vendimmarrje që besoj e ka, nëse s’ka probleme të tjera s’ka nevojë të fshihen arsyet e vendimmarrjes, atëherë të vijë këtu dhe të japë transparencë.

Spahiu: Ju e dini mirë çfarë ka ndodhur në sistemin e shëndetësisë, komisioni duhet të jetë i pari që dëgjohet zëri juaj, pas kësaj të vazhdojmë me aktrime në sallën e parlamentit, ato nuk të çojnë askund. Nëse nuk jeni dakord për vendimet e ministres, hajde ta ulim në tryezë dhe t’i themi. Të informojmë njerëzit, kjo nuk është e drejtë.

Klodiana Spahia (PS): Nuk është udhëzues, është urdhër. Nuk e paskeni lexuar.

Spahiu: Hajde ta lexojmë përmbajtjen.

Spahia: Jeni gabim. Urdhër. Nuk e kuptoni diferencën.

Spahiu: Mos dizinformoni.

Spahia: Po tregoheni e pasinqertë.

Spahiu: Nuk mund të më ndërprisni mua, o kryetar.

Spahia: Shalsi s’të ka ndjerë ndonjëherë duke u shqetësuar. Mos na bëni këtu… ka detyrim ministria të vijë të sqarojë opinionin publik. Jam këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë.

Spahiu: Je për të bërë axhendën tënde politike.

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com