“Sundimi i ligjit dhe gjyqësori i pavarur, themelor për anëtarësimin në BE”, Costa: Përshpejtoni luftën kundër korrupsionit dhe krimit
Presidenti i Komisionit Europian ndodhet sot në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama, po mbajnë një konferencë të përbashkët.
Costa u shpreh se Shqipëria ka përmbushur piketat e e ndërmjetme, ndërkohë që vendet anëtare vlerësojnë angazhimin e deritanishëm të vendit tonë.
“Sot vlerësoj dhe përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë dhe përpjekjet për t’u bërë anëtar i BE. Javën e shkuar siç u konfirmua e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grup-kapitullin e parë. Pra ky është fillimi i një faze tjetër që është impenjative dhe do përqendrohet te zbatimi dhe historiku që do ketë Shqipëria. Këto reforma janë zgjedhje për të ndërtuar institucione të forta demokratike. Një sundim ligjit dhe ruajtja e gjyqësorit të pavarur dhe llogaridhënës janë themelet kryesore për anëtarësimin në BE. Ju inkurajon të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën tuaj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.
Fraksion.com

