AktualitetBota+Të fundit

Irani rihapi bazat nëntokësore të raketave, ekspertët: Janë përgatitur për një konflikt me SHBA-në dhe Izraelin prej 20 vitesh

Irani ka rihapur një pjesë të konsiderueshme të bazave të tij nëntokësore të raketave, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme amerikane dhe izraelite, duke treguar kufizimet e strategjisë së bombardimeve ajrore, vlerësojnë ekspertët.

Sipas një raporti të CNN, Teherani ka rihapur 50 nga 69 hyrjet e tuneleve të goditura në 18 objekte raketore nëntokësore. Po ashtu, janë riparuar rrugët dhe infrastrukturat e dëmtuara gjatë sulmeve.

Ekspertët theksojnë se Irani vijon të zotërojë rezerva të mëdha raketash të ruajtura nën tokë, të mbrojtura nga objekte të ndërtuara në thellësi të mëdha. Kjo i mundëson vendit të ruajë aftësitë e tij raketore edhe pas dëmtimeve të shkaktuara nga bombardimet.

Ndërkohë, Pentagoni ka përsëritur se ushtria amerikane mbetet e gatshme të veprojë kurdo që të jetë e nevojshme, ndërsa situata në rajon vazhdon të mbetet e tensionuar.

 

Fraksion..com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com