Life StyleTë fundit

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pit heq dorë nga mbiemri i të atit

Djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Maddox Jolie-Pitt, ka paraqitur kërkesë ligjore për të hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i tij dhe për t’u quajtur vetëm “Maddox Chivan Jolie”.

Sipas medias TMZ, ai ka dorëzuar dokumentet për ndryshimin e emrit, duke sinjalizuar distancim nga mbiemri i babait të tij. Ky vendim vjen pasi më herët ai kishte nisur ta përdorte vetëm mbiemrin “Jolie” edhe në jetën profesionale, ku në filmin e fundit të Angelina Jolie, “Couture”, figuron si asistent regjisor me emrin “Maddox Jolie”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com