AktualitetPolitikëTë fundit

“Shqipëria sot një hap nga BE-ja”, Rama video krahasuese: 26 maji, një datë që flet për dy botë

Kryeministri Edi Rama, ka përkujtuar 26 majin e vitit 1996, një datë që lidhet me zgjedhjet parlamentare dhe tensionet politike që ndodhën asokohe.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kreu i Qeverisë ndan pamje, ku shfaqen dy kontraste ngjarjesh, me momentet e përplasjeve të dhunshme të vitit 1996 pas zgjedhje parlamentare, ku u përfshinë disa nga figurat e njohura të Partisë Socialiste, si Servet Pëllumbi, Blendi Gonxhja, Erion Braçe etj.

Këto zgjedhje u shoqëruan me akuza për manipulim, tensione mes forcave politike dhe protesta të opozitës së asaj kohe.

Kryeministri Rama bën krahasimin e ngjarjeve me tri dekada më pas, ku Shqipëria sot është shumë pranë familjes evropiane, pas konferencës së 8-të ndërqeveritare BE-Shqipëri e mbajtur në Bruksel në 26 maj 2026, me fokus te Grupkapitulli 1 “Themeloret” dhe përmbushjen e piketave të ndërmjetme për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe institucionet demokratike.

“Një datë që flet për dy botë”, shkruan Rama në postim.

Rama sjell pamje që krahasojnë Shqipërinë e vitit 1996 me Shqipërinë e sotme, duke vënë theksin tek ndryshimet dhe zhvillimet e vendit gjatë afro tre dekadave të fundit.

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com