AktualitetEkonomiTë fundit

Bordi ul me 5 lekë naftën, shitet me 190 lekë/litër

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e sotme të ul çmimin e naftës me 5 lekë/litri dhe benzina ulet me 3 lekë/ litri.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është përcaktuar jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 27 maj 2026, në orën 13:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet në treg.

Bordi thekson se të gjithë operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës janë të detyruar të zbatojnë vendimin, ndërsa në rast shkeljesh do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim thuhet se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com