AktualitetTë fundit

170 të arrestuar në 8 vite, Eurojust jep detaje mbi operacionin Shqipëri-Itali që goditi trafikun ndërkombëtar të drogës

Eurojust ka publikuar këtë të mërkurë më 27 maj, detajet nga operacionini përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, kundër grupeve të krimit të organizuar të përfshira në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Gjatë aksionit të përbashkët të zhvilluar më 26 maj në Itali dhe Shqipëri, u arrestuan 12 persona, ndërsa tre të tjerë morën thirrje zyrtare nga autoritetet. Hetimet lidhen edhe me një vrasje të rëndë të ndodhur në maj të vitit 2025 në rajonin e Barit, Itali.

-trafik droge,

-armëmbajtje pa leje,

-pastrim parash,

-si dhe përkrahje të autorëve të krimit.

Ky është ekipi i pestë i përbashkët hetimor mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë viteve 2018–2026 për luftën kundër organizatave kriminale shqiptare që operojnë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës.

Sipas Eurojust, bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe italiane ka çuar deri tani në: më shumë se 170 arrestime, sekuestrimin e mbi 7 tonëve drogë, si dhe dënime deri në 20 vite burg për persona të përfshirë në rrjetet kriminale.

Në operacion morën pjesë: Prokuroria e Barit dhe Drejtoria Antimafia në Itali, SPAK, Policia e Shtetit Shqiptar, si dhe struktura të specializuara hetimore italiane dhe shqiptare.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com