AktualitetTë fundit

Zjarri në një kompleks pallatesh në Tiranë, vetëm dëme materiale

Një zjarr ra në një kompleks banimi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Policia njoftoi se “rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh”.

Sipas policisë, si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com