Aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Librazhd ku humbi jetën 7-vjeçari, shoqërohet për sqarime në polici regjisori Petri Bozo
Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje këtë të hënë nga një mjet në aksin Elbasan-Librazhd.
Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës, për aty ku ishte nisur përpara se të aksidentohej.
Shoferi i automjetit ishte regjisori dhe producenti Petri Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Një nga dëshmitarët e ngjarjeka deklaruar për mediat, se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.
“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha, jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h”, sqaroi banori i zonës.
Fraksion.com

