Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO- Serbi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, sot në konferencën pë median u ndal te bashkëpunimi trepalësh me Kroacinë dhe Kosovën për stërvitjen ushtarake.
Ai u ndal edhe te stërvitja e përbashkët mes NATO-s dhe ushtrisë serbe, duke u shprehur se kjo gjë nuk e shqetëson aspak.
“Kemi një bashkëpunim me Kroacinë dhe Kosovën. Shtetet bashkëpunojnë në industrinë e mbrojtjes. Në kuadër të marrëveshjes, është që të nxisë bashkëpunimin, meqë Kroacia dhe Shqipëria janë të dyja pjesë e NATO-s. jemi të dyja në kuadrin e strategjisë së aleancës që i përket mbrojtjes. Sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, është në prodhimin e mjeteve ushtarake. Sot që flasim ka një stërvitje që zhvillohet mes NATO-s dhe ushtrisë serbe. Fakti që kjo stërvitje ndodh dhe fakti që Shqipëria e Kroacia janë pjesë e NATO-s, dhe në Kosovë është prezenca e KFOR-it që është mision i NATO-s, tregon që stërvitja e NATO-s atje është më shumë nxitje flake mediatike atje”, tha ndër të tjera ministri Nufi.
“Në lidhje me pyetjen, stërvitjet do të zhvillohen në Kroaci, ku ne jemi në fazën e planifikimit. Po ashtu edhe një në Shqipëri. Nuk do të jenë tre shtete, por edhe të tjera, qoftë nga NATO, qoftë nga vende me të cilat bashkëpunojmë”, tha Kingji.
Fraksion.com
